Tuesday, April 9, 2024

Programi "Shif&Bëj FILMA"

 


"Shif&Bëj FILMA" është një program i organizatës Rrjeti i Vullnetarëve Shqiptarë. Ideimi nisi nga një projekt i zbatur për Tirana European Youth Capital, ku disa pjesë të ekipit u angazhuan për të realizuar edicionin e parë. U realizuan dy filma me metrazh të shkurtër të zhanrit komedi dhe dramë. 

dileMMa, filmi komedi nga "Shif&Bëj FILMA", edicioni 1. 

Mjekësi apo gazetari? Kjo është dilemma e Revit 17 vjeçar, që dëshiron me çdo kusht të dijë cila është rruga e duhur për një karrierë të suksesshme. Midis familjes, shoqërisë dhe të papriturave, Revi bën zgjedhjen e tij.

SIKUR, filmi dramë nga "Shif&Bëj FILMA", edicioni 1. 

Ajla, një vajzë adoleshente midis realitetit dhe virtualitetit, kërkon të jetë e kuptuar dhe e vlerësuar për botën që ajo ka brenda saj. Në të përditshmen e Ajlës ka pak persona, pasi ajo nuk preferon të përzihet me turmën.

Edicioni i dytë i #shifebejfilma ka disa projekte, kryesori është "Storytelling në edukim audiovizual" i mbështetur nga Bashkia Tiranë. Edicioni i dytë u finalizua me dy filma me emtrazh të shkurtër dhe me mbështetjen e sponsorave të ndryshëm. 

Kërcimi i fundit, filmi dramë nga "Shif&Bëj FILMA", edicioni 2. 

Kjo mbrëmje mature fillon si cdo tjetër! Po cfare ndodh gjatë saj? Si shkon historia e këtyre të rinjve? Një gjë është e sigurtë, për ta ky eshte "Kërcimi i fundit".

QYPAT, filmi komedi nga "Shif&Bëj FILMA", edicioni 2. 

Është e vërtetë që s'ka studentë të këqinj, por profesorë jo shumë të dedikuar? 

Ata s'kanë rrugë tjetër, veçse të luftojnë padrejtësinë me...mbase krenari!

"QYPAT" jua tregojnë më mirë.



No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.